Ceremonia - Me 3 prill Sherbimi Kombetar i Urgjences nis ne te gjithe Shqiperine

 

download 111 333 

Duke filluar nga data 3 prill, Sherbimi i Urgjences do te funksionoje pergjate 24 oreve, me sherbim ne kohe reale. Ne dispozicion te te gjithe qytetareve do te jene numrat e telefonit pa pagese 127 dhe 112, ndersa ne kete sherbim do te krijohet edhe regjistri i pacienteve. Gjate inaugurimit te Qendres Kombetare te Urgjences Mjekesore, kryeministri Edi Rama garantoi qytetaret se do ta marrin ndihmen ne kohe reale.

Me 3 prill, Qendra Kombetare e Urgjences Mjekesore do te ofroje sherbim me orar te plote ne te gjithe vendin.

Ne perurimin e qendres mori pjese edhe kryeministri Edi Rama, i cili garantoi qytetaret se ndihma do tu vije ne kohe reale, pasi dhe perpunimi i te dhenave nga sistemi elektronik behet ne kohe reale.

Rama: “Me 3 prill, eshte planifikuar futja me orar te plote dhe me fuqi te plote e ketij sherbimi kombetar te urgjences ne te gjithe territorin, pasi keto dite te shfrytezohen per te bere te gjithe testimet dhe kolaudimet e nevojshme te nje programi ultramodern, i cili garanton thirrjen ne kohe reale, pergjigjen ne kohe reale, garanton komande ne kohe reale te mjetit me te afert me vendndodhjen, garanton koordinim te te gjithe mjeteve dhe monitorim te levizjes se mejtit ne kohe reale”

Rama tha se do te kemi 2-fishin e autoambulancave qe funksionojne 24 ore ne 7 dite te javes, gjithashtu do te krijohet edhe regjistri i pacienteve.

Rama:“Kemi 2-fishin e autoambulancave qe funksionojne 24 ore ne 7 dite te javes. Cdo telefonate gjen akses menjehere te operatori. Cdo e dhene ruhet ne sistem duke krijuar nje regjister per pacientet”.

Ndersa Ministri i Shendetesise Beqaj tha se sistemi garanton siguri dhe efikasitet.

Numrat 112 dhe 127 do te jene ne dispozicion te qytetareve per 24 ore dhe cdo thirrje do te perpunohet ne cast.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.