Telefonon Merkel, kryeministri turk nderpret mitingun
Telefonatat jane vecanerisht te rendesishme ne kohe krize. E tille mund te quhet edhe koha ne te cilen po kalon Turqia dhe Gjermania, pas anulimit te mitingjeve per ministrat turq nga bashkite gjermane dhe thirrjes se ambasadorit gjerman ne Ankara nga ministria e Puneve te Jashtme e Turqise per sqarime.
Kryeministri turk, Binali Yildirim, i cili po fliste ne nje miting ne qytetin Kirsehir, ne Turqine qendrore, u detyrua te nderpriste fjalimin per nje telefonate me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Televizioni turk “NTV” thote se kryeministri turk nisi fjalimin rreth ores 14:20, ndersa ne oren 14:55 tha se “ne oren 15:00 kam nje bisede telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Te flas me te dhe po kthehem. Mos u largoni. Sa eshte ora? Mund ta perfundojme kete pune (mitingun) ne pese minuta? Ne rregull, po kthehem. Ju ruajt Zoti!”.
Pasi tha keto fjale kryeministri turk u largua nga podiumi per te folur me Merkelin, percjell tvklan.al.
Media turke thote se ai nuk u kthye me para mbeshtetesve te partise se tij, te cilet ishin mbledhur per te shprehur mbeshtetjen e tyre per ndryshimin e kushtetutes ne referendumin e 16 Prillit, i cili do t’i jape me shume pushtet Presidentit Erdogan.
Duke folur per telefonaten me Merkelin me vone, Yildirim tha se “kaloi mire dhe ishte frytdhenese.”
Ai nuk dha detaje te tjera si sa kishte zgjatur telefonata, pse nuk ishte kthyer ne podium apo per cfare kishte diskutuar me Merkelin.
LEXO TE NGJASHME