Shkarkimi i drejtueses se AMF-se, PD- LSI behen bashke kunder PS
Partia Socialiste nuk i ka shkuar dot deri ne fund nismes per te shkarkuar Enkelejda Shehun nga posti i drejtueses se Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare.
Kjo per shkak se deputetet e PS-se ne Komisionin e Ekonomise nuk benin dot kuorumin e nevojshem per te nisur mbledhjen.
Pervec deputeteve te PD-se te cilet prej dy javesh jane ne marredhenie bojkoti me Kuvendin, kane munguar edhe deputetet e LSI-se.
Nuk dihet nese qendrimi i LSI-se eshte kunder ketij shkarkimi, por ajo qe mund te thuhet me siguri sot eshte qe kjo force politike dhe PD-ja i kane bere bllokade iniciatives se PS-se per ta shkarkuar drejtuesen e AMF-se, njeheresh edhe bashkeshortja e Dashamir Shehit.
Komisioni i Ekonomise do t’i propozoje Kuvendit ne seancen e ardhshme shkarkimin e kryetares se Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare.
Pas shkreses per shkarkimin e kreut te AMF-se, te depozituar ne Kuvend nga Bordi i Monitorimit, Komisioni i Ekonomise zhvilloi para pak ditesh nje seance degjimore me kryetarin e bordit te monitorimit, Pajtim Melani dhe kryetaren e AMF-se, Enkeleda Shehi.
Seanca degjimore u shoqerua me debate te ashpra, ku kryetari i bordit, Paltim Melani, tha se Shehi ka shkelur rezoluten e Kuvendit, ka kryer emerime nepotike, ka vonuar qellimisht firmosjen e vendimeve dhe ka demonstruar mungese etike zyrtare ne komunikim.
Kryetarja e AMF-se, shkeljet e pretenduara nga bordi i cilesoi mediokre, te orkestruara nga kryetari i bordit, Pajtim Melani, dhe kryetari i komisionit, Erjon Brace.
LEXO TE NGJASHME