Basha: Dialog vetëm për qeveri teknike
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka këmbëngulur se dialogu mes maxhorancës dhe opozitës do të bëhet vetëm për qeveri teknike. Ne nuk kërkojmë të hyjmë në qeveri, theksoi ai, por nuk do të ketë zgjedhje me këtë qeveri.
“Nuk ka bisedime, nuk ka negociata po vetëm dialog për të përcaktuar largimin dhe ardhjen e një qeverie teknike, që pa dyshim kërkon mbështeje dhe vullnet të gjerë politik, po do të jetë qeveri teknike. Ne nuk tentojmë futjen në qeveri, por do të jemi opozita, derisa qytetarët shqiptarë me votën e tyre të vendosin se kush do të qeverisë këtë vend. Harroje se do të bëjë zgjedhje me minsitrin tënd të Brendshëm që njihet botërisht si mbrojtës e garantues i drogës dhe krimit. Harroje se do të bësh zgjedhje me zotërinë tënde që gdhihesh e ngrysesh me narkotrafikant e kriminelë, sa në zyrë sa në hotele e sa në restorante e sa në vrimat ku futesh”, tha Basha.
Hapi i parë për ndërtimin e një “republike të re” është qeveria teknike, vijoi kreu i PD-së.
LEXO TE NGJASHME