Qeveria, e gatshme për dialog me opozitën

000qeveri

Krerët e koalicionit qeverisës diskutuan mbi reformën në drejtësi në takimin e tyre të përjavshëm. Diskutimet u përqendruan gjithashtu edhe tek bojkoti i Parlamentit dhe protesta e opozitës, e cila hyri në ditën e 13 të saj.  Asnjë nga pjesëmarrësit nuk u prononcua pas takimit, por sipas njoftimit nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë, aty është diskutuar edhe për reformën zgjedhore dhe nevojën për zgjedhje të besueshme dhe transparente. 

Mazhoranca, thuhet në njoftim, është e gatshme të bëjë dialog me opozitën për zgjidhjen e krizës politike dhe për këtë është e gatshme të ulen në një tryezë, ku të diskutohet çdo propozim i saj për të çuar përpara reformat me interes kombëtar. 

Pjesëmarrës në takim ishin kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili. Në takim mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, roli i të cilit është cilësuar së fundmi si i paligjshëm nga ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili. 

Takimi vjen disa orë përpara mbërritjes së kryediplomates së BE-së, Federika Mogerini në Tiranë, e cila do të zhvillojë takime me Edi Ramën, Ilir Metën dhe zyrtarë të opozitës.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.