Azem Hajdari (i riu) shfaqet në protestën e opozitës, Spahiu: I ndjeri do të krenohej
I ndjeri Azem Hajdari, mund të ndihet krenar njëherë e mirë. Jo vetëm për historinë që shpatullat dhe guximi i tij i dhanë Shqipërisë nga lëvizja studentore e viteve 90’ e deri tek vrasja e tij politike në shtator të 1998-ës, por edhe për trashëgiminë e gjakut të tij.
Sot e gjithë ditën fëmijët e tij, janë shembulli i “djemtë e babës së vet” dhe “çika e babës së vet”. Kiri Hajdari, Rudina Hajdari (e sapokthyer nga SHBA) nuk e kanë braktisur për asnjë çast identitetin politik dhe trashëgimin që Pishtari i Demokracisë, baba i tyre Azemi u ka lënë. Të afiluar orë e çast me Partinë Demokratike, ato janë sot vazhdimi real i rrugës së të atit të tyre, ndoshta jo në të njëjtat kushte të vështira, por pak dhe e sigurtë është që atë e ndjekin me të njëjtin pasion e vetëdije, dhe sa për këtë francezet thonë “chappeua”.
Por tashmë, jo vetëm Kiri e Rudina, por edhe Azemi i vogël, tashmë 18 vjeçar nuk bën asnjë përjashtim. Ai që babën e tij nuk e njohu kurrë, pasi ishte 2 muajsh kur mbeti jetim, duke qartë se është rritur me të njëjtën frymë e ndoshta me një përgjegjësi të shtuar në raport me motrën e vëllain, sepse tashmë veç ngjashmërisë “si pika e ujit”, ai bart mbi shpatulla edhe emrin t’atit të tij. Për këtë arsye Azemi Hajdari 18 vjeç është sot një tjetër aset i qëndresës opozitare në bulevard. Kohët janë të ndryshme, por rreziku është i njëjtë.
Si në vitin 1990 ashtu edhe në 2017-ën, shqiptarët detyrohen të votojnë në mënyrë “publiçitare” dikur për etërit, e sot për bijtë e tyre, dikur me pahirin e pushtetit, e sot me pahirin e pushtetit dhe të eurove. Prandaj sot, Azem Hajdari në këtë protestë, është një nga prezencat më simbolike dhe më domethënëse. Mesazhi është i qartë dhe i pastër, edhe njëherë në ditët e tyrë të vështira, Azem Hajdari nuk i braktisi demokratët e tij dhe për këtë mish e me gjak është pranë tyre, 18 vjeç, më të njëjtën energji, me të njëjtën fytyrë, me të njëjtin ideal.
Edhe kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu i cili postoi foton me djalin e Hajdarit, Azemin e komenton kështu praninë e tij në protestë: “Azem Hajdari sot është 18 vjeç / Ai nuk e njohu kurrë babanë e tij se erdhi në jetë dy muaj pas vrasjes. I ndjeri do krenohej me engjëllin që mban emrin Azem gjallë!”.
LEXO TE NGJASHME