Ambasadori i OSBE-së konfirmon frikërat e opozitës: dy miliardë euro para të pista në qarkullim
Pretendimet e opozitës mund të kenë ngjarë të pambështetura për shumë njerëz, por është vetë ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, që ka deklaruar tronditshëm se në vend qarkullon një shumë e madhe parash të pista, që mund të përdoret në zgjedhjet e ardhshme.
I ftuar në Ora News, Borchardt e ka bërë deklaratën në “Tonight”, duke thënë shkoqur se “qarkullojnë më shumë se dy miliardë euro para të pista; ekziston rreziku që këto para të mund të përdoren për të blerë deputetë”.
Ai ka vënë theksin te kanabisi, si një rrezik që i kanoset Shqipërisë, gjithnjë dhe në kuadër të përdorimit të parave të pista të bashkëshoqëruara me të në zgjedhjet e ardhshme. Pa harruar sidoqoftë të vërë në pah një element pozitiv, sipas tij, “Plani pozitiv është se pavarësisht për një kohë të gjatë prodhimi i kanabisit nuk ka qenë një shqetësim i madh për qeverinë e opozitën, tani është bërë shqetësim për të dyja palët. Kjo është pozitive. Dhe shoqëria po ndërgjegjësohet për këtë risk të madh që po i kanoset Shqipërisë.”
Bernd Borchardt e ka quajtur të ligjshme protestën e opozitës, ndryshe nga disa përfaqësues të tjerë në vend të bashkësisë ndërkombëtare.
“Protesta e opozitës është absolutisht legjitime… Njerëzit këtu janë të shqetësuar. Eshtë e drejta e tyre të demonstrojnë.”
LEXO TE NGJASHME