Kancelarja Gjermane Merkel: Europa e ka për detyrë të pranojë emigrantët
Deklarata në konferencën për sigurinë në Mynih
Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se Europa e ka për detyrë të pranojë emigrantë dhe se Islami nuk është burim terrorizmi. Në konferencën për sigurinë në Mynih ajo tha se NATO duhet përforcuar edhe më shumë.
"Bashkimi Europian e ka për detyrë që të pranojë refugjatët.
Kështu deklaroi kancelarja gjemrane Angela Merkel në fjalën e saj në Konferencën për Sigurinë në Mynih.
Islami, shtoi ajo, nuk është burim terrorizmi dhe është e domosdoshme përfshirja e të gjitha shteteve muslimane në betejën kundër terrorizmit.
Më tej ajo shtron pyetjen se në një vit të mbushur me sfida ekonomike, duhet vijuar bashkëpunimi apo vendet do të bëhen individualiste. "Bëj apel që të vijojmë të punojmë së bashku për ta bërë botën më të mirë. Bota ka ndryshuar në mënyrë dramatike dhe nuk kemi më një rend ndërkombëtar të qëndrueshëm, si dhe marrëdhëniet me Rusinë nuk janë shumë të mira," tha ajo. Merkel shtoi se duhet punuar së bashku për të kontrolluar rreziqet e vogla dhe strukturat ndërkombëtare si BE, NATO, dhe OKB duhen përforcuar.
Jam e bindur, theksoi ajo se konfliktet nuk mund të zgjidhen nga asnjë shtet i vetëm dhe vendet europiane nuk mund të fitojnë luftën kundër terrorizmit dhe në këtë betejë duhet dhe ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje në fushën ekonomike kancelarja gjermane tha prerë se nuk ka asnjë influencë mbi Bankën qendrore europiane. Merkal theksoi se Banka qendrore europiane bën një politikë monetare e cila nuk orientohet mbi Gjermaninë, por mbi një sërë vendesh duke filluar nga Portugalia e deri në Sllovaki
LEXO TE NGJASHME