Parlamenti Europian rezolutë për Shqipërinë

000politike

Parlamenti Europian ka diskutuar në seancë plenare projektrezolutën për Shqipërinë, të paraqitur nga Knut Fleckenstein.

Ne fjalën e tij, raporteri Fleckenstein theksoi edhe njëherë se zbatimi i reformës ne drejtësi, duke nisur me procesin e vetingut mbetet çelësi kryesor i shtyrjes përpara te reformave qe do ta udhëheqin Shqipërinë drejt çeljes se negociatave. Gjithashtu, ne diskutimet e tyre eurodeputetet përveç zbatimit te reformës ne drejtësi vune theksin dhe te mbajtja e zgjedhjeve te lira dhe me standarde ne 18 qershor. Edhe komisioneri europian per zgjerimin Johanes Hahn ne fjalën e tij vuri theksin te tre çështje kryesore: zbatimi i reformës ne drejtësi, duke nisur me rivlerësimin e të gjithë gjyqtarët dhe prokurorëve shqiptarë, mbajtja e zgjedhjeve me standarde, si edhe gjykimi dhe dënimi i rasteve te korrupsionit te zyrtareve te larte.

Per eurokomisoneri Hahn edhe rekomandimi i kushtëzuar i komisionit per hapjen e negociatave me Shqipërinë ishte ne kete drejtim.

Per një vendim ne lidhje me statusin, Shqipëria duhet te prese deri ne pranverën e vitit 2018, kur të publikohet raporti i ardhshëm i Komisionit Europian. 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.