BE PREMTON LIBERALIZIMIN E VIZAVE DHE 600 MILIONË EURO NDIHMA PËR UKRAINËN

000ukrahin

Mbështesim Ukrainën, jo vetëm në konfliktin e saj me Rusinë, deklaroi
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker gjatë një takimi me kryeministrin ukrainas, Volodymyr Groysman, ka deklaruar se ata mbështesin Ukrainën jo vetëm në konfliktin e saj me Rusinë.

Ai gjatë këtij takimi ka premtuar se në javët në vijim BE-ja do t’i japë Ukrainës pjesën e dytë të ndihmave prej 600 milionë eurosh

“Të gjithë, në veçanti vendet fqinje, duhet të respektojnë sovranitetin e vendit, në javët në vijim, BE-ja do t’i japë Ukrainës pjesën e dytë të ndihmave prej 600 milionë eurosh”, theksoi Juncker.

Ai theksoi gjithashtu se liberalizimi i vizave do të bëhet para verës.

“Brenda 2-3 vite vendi ka zhvilluar reforma më të rëndësishme se sa në 20 vitet e mëparshme. Ukrainasit kanë të drejtë të marrin diçka në këmbim”, deklaroi presidenti i Komisionit Evropian. 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.