Trump e propozoi gjykatësin Nill Gorsaç për vendin e zbrazur në Gjykatën supreme
Presidenti amerikan Donald Tramp e emëroi gjykatësin Nill Gorsaç për vendin e nëntë të zbrazur në Gjykatën supreme të SHBA-së, duke e rritur ndikimin e konservatizmit në institucionin i cili deklarohet për çështjet më të rëndësishme në shoqërinë amerikane, transmeton BTA.
“Gjykatësi Gorsaç posedon cilësi jashtëzakonisht juridike, mendje brilante dhe disiplinë të jashtëzakonshme”, tha Tramp.
Ai theksoi se gjykatësi Gorsaç ka kualifikime të padyshimta dhe shtoi se gjykatësi e ka pasur mbështetjen edhe të dy partive të emërimeve paraprake.
“Dua të shpreh falënderim ndaj familjes time, miqve dhe fesë”, tha 49 vjeçari Gorsaç, i cili për momentin është gjykatës në Gjykatën federale të Apelit në Denver, në shtetin federal Kolorado.
Ai theksoi se ndihet i nderuar nga mundësia e tillë dhe se është shumë i qetë.
Gjykatësit në Gjykatën supreme emërohen për jetë. Ata propozohen nga presidenti dhe pastaj konfirmohen nga Senati. pas vdekjes së Antonin Skalija në shkurt të vitit të kaluar, Gjykata supreme punon në përbërje prej tetë anëtarëve.
LEXO TE NGJASHME