Qeveria “Rama”, të gjitha ndryshimet nga 2013 dhe deri tek shkarkimi i fundit i Manjanit
Dita e sotme ishte mjaft e ngjeshur për sa i përket zhvillimeve brenda koalicionit dhe ndryshimet në qeverinë “Rama”.
Por cilat janë ndryshimet në kabinetet ministore nga koha kur të majtët erdhën në pushtet.
Fillimisht në gusht të vitit 2014 bëri dorëheqje ministri i Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi, për tu emëruar në vendin e tij Ermonela Felaj.
Më pas për të kandiduar për kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj la detyrën e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Ai u zëvendësua nga deputeti Blendi Klosi, detyrë që e mban ende.
Në shtator të 2015 u largua nga qeveria një ministër tjetër i LSI-së. Nasip Naço largohet nga ministria e Drejtësisë. Në vend të tij LSI propozoi Ylli Manjanin, post të cilin e la këtë të hënë.
Më 16 shkurt të 2016 Shkëlqim Cani, la ministrinë e Financave, ndërsa në vendin e tij erdhi Arben Ahmetaj, i cili mbante postin e ministrit të Ekonomisë, Turizmit e Tregtisë.
Milva Ekonomi, nga zëvendësministre e Shëndetësisë zëvendësoi Ahmetajn në detyrën e Ministrit të Ekonomisë.
Në 2 shator të 2016 dha dorëheqjen edhe ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto për t’u emëruar në këtë post Sokol Dervishaj.
Ndërsa sot erdhi edhe lëvizja më e fundit, teksa Rama shkarkoi nga ministria e Drejtësisë, Ylli Manjanin, duke propozuar zëvendëskryetarin e LSI-së, Petrit Vasili.
LEXO TE NGJASHME