Ministri i jashtem grek,mos luani me nacionalizmin e tepruar

99Kotzias

Ministri i jashtem grek, Niko Kotzias ka deklaruar ne nje interviste per mediat greke, se vendi i tij nuk do te vendose veto per integrimin e Shqiperise ne BE, por do kerkoje qe problemet mes dy vendeve te zgjidhen ne baze te se drejtes nderkombetare dhe europiane.

Ai u shpreh i kenaqur qe ne raportin e fundit, Brukseli ka vendosur te gjitha kushtet dhe çeshtjet qe Greqia ka vene ne dukje.

“Qeveria e Shqiperise besonte se integrimi europian do te ishte nje shetitje, kujtonte se do te merrte pa asnje shkembim edhe hapjen e negociatave te anetaresimit. Por nuk mund te luaje me nacionalizmin, te thote gjera te ndryshme jo serioze. Ne po ju kujtojme atyre se jemi nje vend qe duam te zgjidhim problemet tona ne baze te se drejtes nderkombetare dhe europiane. Prandaj dhe ne raportin e fundit per perspektiven e anetaresimit te Shqiperise ne BE, u perfshine gjithe kushtet dhe çeshtjet qe kemi vene ne ne dukje. Eshte nje tekst ‘qendisje’ e plote, e kopsitur per politiken e jashtme te Greqise. Me ndihmen e diplomateve tane per here te pare ne kete tekst jane te gjitha kerkesat dhe te gjitha çeshtjet qe kemi identifikuar. Nuk eshte e nevojshme te vendosim veto. Po te mos permbushen, shqiptaret do te kene problem me Komisionin Europian dhe Keshillin Europian”, tha ai.

Siç u shpreh Kotzias para Shqiperise qendrojne nje sere kushtesh qe ajo duhet t’i plotesoje perfshi dhe e drejta e prones per pakicat greke.

Thelbi i problemit ne Shqiperi eshte se atje duhet te kerkohet sundimi i ligjit, te luftohet trafiku i droges dhe krimi i organizuar, te kete njohje te te drejtave te pakices kombetare greke ne gjithe Shqiperine dhe te ndalohen lojerat me pronat e tyre.

Kryediplomati grek u pyet dhe per incidentin me te fundit me ushtaret e Mesolongjit qe jane fotografuar teksa me dy duar bejne simbolin shqiptar te shqiponjes. Kotzias tha se ne rajon ka disa shtete qe sipas tij po transformohen si shtete nacionale dy dekadat e fundit. Sipas tij keto shtete kane dhe nje popullsi shume te re dhe ndonjehere kjo shprehet me nje dinamizem qe mund te shpjere te nacionalizmi.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.