Cfare fshihet pas forumeve qe paguan Rama ne Azi

99ramauto C2cKolIWgAItIqP1484818440

Teksa ne Davos po zhvillohet Forumi Ekonomik Boteror, bota po ndjek me kersheri betimin e Presidentit te 45-te te SHBA-ve dhe tensionet mes Kosoves dhe Serbise kane arritur ne nivele te larta, kryeministri Edi Rama po merr pjese ne Forumin Shqiptar te Tregtise dhe Investimeve, organizuar nga kompania Developing Markets Associates (DMA).
 
DMA ka organizuar dhe me pare nje udhetim te Kryeministrit Rama ne Hong-Kong, per te marre pjese ne Forumin e Tregtise dhe Investimeve Shqiperi-Hong Kong, ne tetor 2015. DMA eshte nje kompani konsulence e specializuar ne “promovimin e investimeve per qeverite sovrane.”
 
Pjesemarresit ne forumin e Singaporit jane te njejta si ato ne forumin e Hong-Kong-ut: Christian Canacaris, Drejtori Ekzekutiv i Raiffeisen Bank; Grigor Joti, Drejtori Ekzekutiv i Infosoft; dhe Klodjan Allajbeu, Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan.
 
Te tre kompanite kane lidhje te ngushta me qeverine Rama, ndersa Klodjan Allajbeu eshte aktualisht nen hetim per vdekjen e kater pacienteve, ne pavijonin e hemodializes, ku ofrohet ky sherbim si pjese e nje partneriteti publik-privat me qeverine, si dhe per disa tjera abuzime te tjera ne spitalin e tij.
 
Ne te dy forumet, si ne ate te Singaporit dhe ne ate te Hong Kongut, jane paraqitur nje sere investimesh, qe ne fakt ne Shqiperi kane deshtuar te materializohen:
 
Ish-ministri i Transportit Edmond Haxhinasto nenshkroi nje koncesion per te ndertuar nje terminal nafte ne afersi te Porto Romanos me kompanine Porti MBM, 97 per qind e se ciles eshte ne pronesi te nje kompani me baze ne Singapor;
 
Kompania M.POS, e cila ne fillim te vitit 2016 i propozoi nje koncesion per mbledhjen e TVSH-se Ministrise se Financave, po ashtu eshte e regjistruar ne Hong Kong, ne pronesi te nje kompanie ne Seychelles;
 
Ne korrik te vitit 2016, kompania Star Bridge Port Developments Ltd, ne pronesi te nje kompanie singaporeane One Gate PTE Ltd, propozoi nje port dhe nje zone ekonomike prej 1,700 hektaresh ne zonen e Karpenit, me vlere investimi prej 5 miliarde dollaresh. Ligji per zonen e Karpenit u miratua ne parlament shpejt e shpejt, ne seancen ku u miratua dhe reforma ne drejtesi, por nuk ka ende zhvillime te tjera.
 
I vetmi investimi i “vertete” nga Hong Kongu apo Singapori ka qene ndertimi i nje ndertese trembedhjete kateshe perballe Fakultetit Ekonomik ne Tirane nga kompania S.E.R.E, regjistruar ne Singapor, por e lidhur me biznesmenin shqiptar Samir Mane, i cili me pare ka shoqeruar Kryeministrin Rama ne Hong Kong.
 
Me fjale te tjera, te gjitha propozimet per koncesionet e listuara me siper, lidhur me kompani ne “parasja fiskale”, deri me tani nuk kane pasur ndikim real ne ekonomine shqiptare. Pyetja e vertete eshte se pse kryeministri ka zgjedhur te shpenzoje para publike per punesimin e nje kompanie konsulence te jashtme per te organizuar “forume tregtare” ne Azi, kur deri me tani ato nuk kane sjelle investime apo impulse reale ne ekonomi.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.