Ben Blushi, propozimi i ri arsim i detyruar edhe ne gjimnaze

77Ben Blushi

 

Deputeti dhe themeluesi i LIBRA-s, Ben Blushi me një shënim në profilin e tij në Facebook, ka bërë publik një tjetër propozim të tij dhe të partisë. Sipas tij, edhe arsimi i mesëm duhet të bëhet i detyrueshëm.

Ja çfarë shkruan Ben Blushi:

LIBRA ka një propozim të ri.

Arsim i Mesëm i Detyrueshëm. Sot fëmijët e Shqipërisë mund të mos shkojnë në gjimnaz nëse nuk duan apo nuk munden çka është një nga arsyet kryesore te dobësimit te tregut tonë të punës, të kriminalitetit të lartë në mosha te reja, të papunësisë dramatike të të rinjve si dhe të injorancës që po përhapet si epidemi.

LIBRA është e bindur se fëmijët deri 18 vjeç duhet të shkojnë në shkollë me detyrim. Duke kushtëzuar prindërit e tyre me gjoba, me paga apo ndihma ekonomike. Shkollimi nuk është çështje personale por një detyrim qe shoqëria ka ndaj individit dhe individi ka ndaj shoqërisë.

Arsimi është ilaçi kryesor në luftën kundër varfërisë.

Imagjinoni sa fëmijë do kishin shpëtuar nga rruga, nga droga, nga krimi dhe punët e zeza nëse do ishin të detyruar nga shteti te shkonin ne shkollë deri 18 vjeç.

Shqipëria mund të ndryshojë vetëm nga shkolla! Për tu shprehur nëse e mbështesni këtë propozim që do ta përfshijmë në programin tonë shkoni në faqen Libra.al ku dhe mund të votoni.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.