Ulja e temperaturave, Veliaj prezanton planin e masave
Bashkia e Tiranës ka prezantuar paraditen e kësaj të enjteje planin e masave pas uljes së ndjeshme të temperaturave.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryetari Erion Veliaj ka deklaruar se për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve do të jenë në detyrë të gjitha strukturat bashkiake.
“Do të jenë të hapura të gjitha qendrat sociale. Do të jenë të hapura të 24 njësitë bashkiake të Tiranës. Gjithashtu do të hapim çerdhe, shkolla dhe Pallatin e Sportit për ata që nuk kanë një strehë”, ka thënë Veliaj.
Ai ka shtuar se në ndihmë të qytetarëve në nevojë është vënë në dispozicion edhe numri i gjelbër i bashkisë, 08188.
Kryebashkiaku u ka bërë thirrje qytetarëve të kufizojnë daljen gjatë ditëve të ftohta dhe që ekskursionet dhe shëtitjet e planifikuara për në malin e Dajtit të shtyhen për javën tjetër.
LEXO TE NGJASHME