Bushati: Ndalimi i Haradinajt, i dënueshëm

34 bushati 6

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas ndalimit në Francë të Ramush Haradinajt, duke e cilësuar atë si të “dënueshëm”, pasi, siç thotë Bushati, “dihet botërisht se drejtësia ndërkombëtare e ka çliruar atë nga të gjitha akuzat”.

“I bëj thirrje autoriteteve franceze, si një prej shteteve me kontribut thelbësor për Kosovën shtet, të qartësojnë situatën duke liruar menjëherë Ramush Haradinajn. Çdo përpjekje e Serbisë për të përbaltur luftën çlirimtare të Kosovës do të dështojë, sikurse dështuan politikat genocidiste të Millosheviçit në Kosovë, të cilave Ramushi dhe UÇK-ja ju kundërvunë”, shprehet Bushati.

“Ky akt për fat të keq dëmton procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Proces, i cili kërkon gjurmë provash të pakundërshtueshme, e jo përbetime artificiale, për të ecur me vendosmëri përpara, duke hequr dorë nga provokimet dhe aplikimi i metodave që s'kanë aspak lidhje me të ardhmen e përbashkët të Kosovës e Serbisë në familjen europaine”, shton Bushati në reagimin e tij.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.