CEZ, dëshmon Rama: E zgjidhëm miqësisht për shkak të situatës
Kryeministri Edi Rama dëshmoi në Komisionin Hetimor për CEZ ku deklaroi se qeveria çeke ka patur një pozicion të ashpër me Shqipërinë në lidhje me këtë çështje. Sipas tij, qeveria çeke ka qenë e shqetësuar me sjelljen e qeverisë së kalaur shqiptare ndaj kompanisë.
I pyetur nëse Çekia ka kërcënuar me veto për marrjen e statusit të vendit kandidat të BE për Shqipërinë, Rama deklaroi se ka pasur presione, për të cilat ka bsieduar drejtpërdrejt edhe me kryministirn çek dhe ka njoftuar edhe vendet e tjera ënatre të Bashkimit Europian.
Në lidhje me marrëveshjen, Rama u shpreh se u bë më e mira për vendin, pasi qeveria e tij kishte trashëguar një pozicion të dobësuar dhe se zgjidhja miqësore ishte mundësia më e mirë.
“Kur ne morëm detyrën na ipmononte një ndërhyrje e shpejtë për një situatë e cila ishte e komplikuar, mos harrojmë që në tetor të vitit 2013 humbjet ishin rreth 50%, mos harrojmë që situata financiare ishte ajo që ishte dhe u detyruam të thërrasim ‘zjarrfikësit’ e FMN. Qoftë Banka Botërore, qoftë FMN, e kërkonin me plotë të drejtë dhe me këmbëngulje një zgjidhje të shpejtë. Të gjitha rrethanat dhe arsyetimet prevalonin zgjidhjen miqësore të konfliktit për shkak të së kalures ku qeveria shqiptare e kishte dobësuar pozicionin duke rrezikuar një kolaps energjetik dhe financiar”, deklaroi Rama.
Ai tha se vendimi për marrëveshjen ishte marrë nga grupi që ishte ngarkuar me këtë çështje. Kryeministri pranoi sek a pasur pikëpamje të ndryshme nga të gjithë faktorët e përfshirë, por prevaloi pikëpamja më e mirë.
LEXO TE NGJASHME