Shqiptaret dhe punesimi ne Gjermani

0Shqiptaret punesim

Shqiptaret ne Gjermani nuk kane gati kurfare shansi per azil. Por vala e ardhjeve nga Kosova dhe Shqiperia ka vazhduar. Ata shpesh nuk e dine se çfare i pret.

Me qellim zvoglimin e numrit te te ardhurve ilegale, Gjermania dhe Shqiperia kane nisur disa projekte te perbashketa. Nder to eshte edhe ai i Qendres per ndermjetesim ne punesime nderkombetare i Agjencise per Pune.

„Kur flasim per Shqiperine, prej disa vitesh kemi nje bashkepunim te mire ne fushen e ashtuquajtur ‘kalimi i njohurive’, respektivisht perparimin e administrates se shtetit. Ne kemi shkolluar ketu ne Gjermani per shembull, disa nga personat qe punojne ne administraten e Shqiperise”, thote Kea Decker, shefe per bashkepunim nderkombetar ne Agjenci.

Gjermania ne fund te tetorit te vitit te kaluar e ka ashpersuar regjimin e marrjes se azilit per shtetasit e vendeve te Ballkanit Perendimor. Nga ana tjeter, shtetasve te ketyre vendeve u eshte lehtesuar ardhja legale dhe futja ne tregun e punes ne

Gjermani. Ai qe ne Shqiperi mund te deshmoje se ka gjetur nje pune ne Gjermani, me lehte mund te marre nje vize pune.

Ardhja e shume shqiptareve ne Gjermani ka filluar ne fillim te viteve 90-te. Ndersa gjate luftes se Kosoves eshte shtuar dukshem numri i shqiptareve te strehuar ne Gjermani – ne radhe te pare te atyre me origjine nga Kosova. Ne fund te viteve 90-te numri i shqiptareve nga Kosova ne Gjermani kishte arritur shifren prej rreth 400.000. Deri ne vitin 2008, gati 100.000 jane kthyer vullnetarisht. Por me pas serish eshte shtuar numri i shqipatreve ne kete vend.

Vala e re e shqiptareve ne Gjermani

Nga fundi i vitit 2014 dhe ne veçanti ne fillim te vitit 2015, Gjermania eshte vershtuar nga nje vale e re e shqiptareve, fillimisht nga Kosova e me pas edhe nga Shqiperia. Vetem nga Shqiperia ne Gjermani gjate vitit te kaluar kane kerkuar azil rreth 55.000 persona. Ne fund te tetorit 2015, Gjermania i ka shpallur Shqiperine, Kosoven dhe Malin e Zi vende te sigurta te origjines, qe do te thote se shtetasit e ketyre vendeve nuk kane gati kurfare shansi te marrin azil politik ne kete vend. Kjo ka bere qe shume shqiptare te kthehen vullnetarisht ne vendlindje, por ka pasur edhe shume raste te kthimit me detyrim.

Puna legale ne Gjermani

Marisa Kacori nga Enti per punesim ne Tirane thote se ata “ne Tirane u ofrojne personave te kthyer nga Gjermania keshilla per punesim ne Shqiperi dhe per nje rifillim”. „Ne kuader te projekteve te perbashketa me institucionet gjermane atyre u jepen njekohesisht informacione per punesim legal ne Gjermani”.

Shume shqiptare, ne radhe te pare ata te fushes se medicines, kane ardhur ne Gjermani per te kerkuar pune. Te ardhurat mujore ketu jane shume me te larta se ne Tirane, ku nje mjek ne klinike paguhet per shembull rreth 230 euro. Ndersa ne klinikat ne Gjermani mungojne rreth 10.000 punonjes. Ne Shqiperi çdo vit kryen shkollen e mesme te mjeksise rreth 2000 persona, ndersa pune gjejne vetem 300 prej tyre. Ne Shqiperi aktualisht te papune jane rreth 20.000 persona qe kane kryer ndonje shkolle te mjeksise.

ituate e ngjashme eshte edhe ne Kosove. Defrim Rifaj, drejtor i departamentit per pune ne Kosove, thote se ata “u ofrojne qytetareve mundesine e ardhjes legale ne Gjermani. Nuk duam qe shtetasit tane te vijne ne Gjermani si azilkerkues“, pohon Rifaj.

“Nga rajoni yne vjen ne Gjermani forca e shkolluar punetore. Por shume prej tyre nuk punesohen ne profesionet qe kane mbaruar. Pavaresisht se çfare shkolle kane kryer ne Shqiperi, ata shpesh ne Gjermani punojne vetem ne asistence. Ne duam ta ndryshojme kete. Duam qe forca e kualifikuar nga Shqiperia te punoje punet per te cilat ka kryer shkolle”, thote Kea Decker.

Kushte te shumta per bashkim familjar

„Te gjithe ata qe planifikojne te punojne ne Gjermani, duhet te informohen mire me kohe, sepse ne fund mund te deshperohen shume. Ne veçanti sa i perket bashkimit te familjes”, thote Ditmar Bandke, i cili ne Düren te Gjermanise ofron infromacione per punesim ne Gjermani.

Nje prej problemeve me te shpeshta eshte bashkimi i familjeve. “Kjo teme eshte shume e komplikuar dhe kerkon njohuri te mire. Te gjitha duhet te behen ne bashkepunim me Zyren per te huajt, ambasaden gjermane dhe personat e kualifikuar per kete pune”, thote ai.

Bandke shpjegon se per nje familje me te madhe duhet te mjaftojne te ardhurat financiare dhe hapsira e banimit. Personat duhet te kene para te mjaftueshme per qira, uje, rryme, siguracione, veshmbathje… Personat duhet te japin deshmi konkrete per te ardhurat e tyre. Ne veçanti problematike eshte per ata qe kane te ardhura me te vogla.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.