KQZ pranon gabimet me votën e diasporës, Celiashi: Janë shumë pak raste në Greqi e Itali
Kryetari i KQZ, Ilirian Celibashi eshte perballur me nje seri pyetjesh diten e sotme ne lidhje me rastet e denoncuara te parregullsive me voten e emigranteve.
Ne daljen e tij para medias, shumica e gazetareve kerkuan sqarime nga kreu i KQZ per parregullsite e raportuara dhe denoncuara ne lidhje me menyren e dorezimit te zarfave me fletet e votimit tek bashkeatdhetaret tane qe jetojne ne diaspore.
Celibashi pranoi ekzistencen e fenomenit, por u perpoq ta minimizoje ate duke thene se jane raste te kufizuara dhe te vogla ne numer.
"Ne dijenine time, nuk jane me shume se 100, nese ka dikush te tjera eshte i lutur ti paraqese ne KQZ", tha Celibashi.
Pavaresisht kesaj deklarate, kreu i KQZ pranoi se edhe diten e sotme ka komunikuar me perfaqesuesit e kompanise postare DHL.
"Behet fjale per nje numer te kufizuar rastesh, kryesisht ne Greqi, Itali dhe ndonje vend tjeter, megjithate ne patem komunikim me perfaqesuesit e kompanose ne Greqi kane premtuar qe do kene fokus te shtuar tek ky proces, megjithese detyrimin e kane edhe kontraktual ne kete rast", tha Celibashi.
KQZ ka marre nje financim rreth 10 milione euro per platformen e votes se diaspores, por Celibashi pranoi se problemi me dergimin e zarfave mund te kete ndodhur edhe si pasoje e gabimeve nga punonjes te KQZ, pasi sic tha nuk ka siguri absolute tek 100 operatoret e angazhuar.
Interesimi i medias nddhi pas denoncimeve nga emigrante shqiptare jashte vendit qe kane treguar se zarfat u jane derguar para datave te percaktuara dhe disa prej tyre, i kane marre to te lena tek komshinjte.
Sa i perket denoncimit te nje gruaje qe ka pretenduar se zarfi i ka arritur pa fleten e vtimit, Celibashi fajesoi qytetaren duke thene se "ne rruge jo zyrtare kemi marre informacion se e ka bere te duket sikur nuk e ka fleten e votimit, por kete nuk kemi si ta verifikojme".
Celibashi nga ana tjeter tha se te gjithe ata qytetaret jashte vendit qe fotografojne voten po kryejne veper penale pasi ligji e ndalon kategorikisht.
Gjate daljes para medias, Celibashi raportoi se deri tani jane perpunuar rreth 20 mije vota nga diaspora nderkohe qe procesi po vazhdon.
LEXO TE NGJASHME