''Ne pallatin e drejtesise nisi termeti''
Rama foli para Asamblese Kombetare te Partise Socialiste edhe per reformen ne drejtesi, nje dite pas vendimit te Gjykates Kushtetuese qe la ne fuqi ligjin e Vettingut.
Ai kishte edhe nje mesazh per drejtesine.
“Sot ne pallatin e drejtesise ka filluar te ndjehet termeti, por realisht nuk kane pare gje akoma”, deklaroi ai.
Ligji i Vettingut mori driten jeshile nje dite me pare nga Gjykata Kushtetuese qe rrezoi 6 me 2 kerkesat e Partise Demokratike.
Ne te njejten dite kur Kushtetuesja u shpreh per kushtetueshmerine e ketij ligji, Kuvendi shkriu me kerkese te Fatmir Xhafajt Komisionin e Posaçem per Reformen ne Drejtesi.
Duke folur per Top Storyn e se enjtes, Xhafaj interpretoi si pasoje te Vettingut edhe perplasjen e fundit qe ka perfunduar ne Gjykaten e Larte mes Prokurorise dhe ILDKP-se.
LEXO TE NGJASHME