Integrimi, 7 deputete kerkojne interpelance me Ramen
7 deputete, perfaqesues te forcave te ndryshme, i kane kerkuar Kuvendit interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama, lidhur me çeshtjen e hapjes se negociatave te anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian.
Sipas tyre mos caktimi i nje date per hapjen e negociatave nga Keshilli i Ministrave te Bashkimit Evropian, per shkak te mospermbushjes se pese kritereve te percaktuara ne te gjitha dokumentet lidhur me vendin tone, eshte shqetesuese.
Deputet Blushi, Patozi, Hafizi, Shehi, Dule, Duka e Ndoka shkruajne ne kerkesen e tyre se “hapja e negociatave me BE eshte çeshtje prioritare e politikes sone, prandaj ne kerkojme interpelance urgjente me Kryeministrin e vendit lidhur me veprimtarine e tij dhe te Qeverise ne kete proces”
LEXO TE NGJASHME