Meta: Ne zgjedhjet e ardhshme, me lista te hapura

0auto ev331426938039

LSI i ka te qarta kerkesat per te ndryshuar Kodin Zgjedhor, kur pritet qe puna e komisionit te posacem te reformes zgjedhore te zgjatet edhe me 60 dite.

Kerkesen per lista te hapura e ka perforcuar vete kryetari Ilir Meta, ne apelin drejtuar forcave politike per te bere pjese te listave zgjedhore sa me shume akademike dhe pedagoge. 

“Do deshiroja qe te gjitha forcat politike ne zgjedhjet e vitit 2017 te gjejne forcen dhe mundesine per t’u perfaqesuar me sa me shume intelektuale e pedagoge. Pra, qe fuqia e mendimit te tyre te mos vije thjesht permes ekpsertizes, permes keshillave, apo edhe permes ketij bashkepunimi qe ne po firmosim sot e qe do te mbetet per nje kohe te gjate, por te vije edhe permes nje pjesemarrjeje me aktive ne vendimmarrje pasi vendi, Kuvendi ka nevoje per kete gje. Vendi ka nevoje per perfaqesim me cilesor ne te gjithe politikeberjen dhe ne te gjithe forcat politike pa asnje perjashtim”, ka deklaruar Meta. 

Per Meten, Kuvendi yne le per te deshiruar sa i takon cilesise se perfaqesimit te drejteperdrejte. LSI nuk terhiqet nga kerkesa per lista te hapura, pavaresisht faktit se socialistet dhe demokratet dolen kunder. 

Kjo dhe te tjera propozime te kesaj partie do te vazhdoje te jene pjese e punes se komisionit, per te cilat LSI kerkon konsesus te gjere, ka shtuar Meta.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.