Berisha pershendet opinionin e Venecias
Ish – Kryeministri Sali Berisha ka pershendetur opinionin e Komisionit te Venecias per Ligjin e Vetting -ut. Sipas tij, ai u jep te drejte shqetesimeve te opozites, duke rrezuar draftin e mbeshtetur nga mazhoranca.
“E pershendes Komisionin e Venecias. Serish opozita shqiptare, ekspertet e saj te shkelqyer shpetuan Reformen e Drejtesise nga kthetrat e zeza te mafiozeve te Edi Rames. E dini çfare thote Venecia apo jo? Venecia thote: Vettingu kompetence totale e institucionit kushtetuese. Çdo dokument qe sjellin, nuk e thote ajo, por po e shtoj une mafiozet e Edi Rames ne pushtet, çdo dokument do te verifikohet nga institucioni kushtetuese. Venecia thote se keshilltari i Komisionit kushtetues per Vetting -un do te kete akses ne çdo qelize. Venecia tha ate qe kerkoi opozita. Venecia thote se per çdo gje do te vendose Gjykata, duke garantuar plotesisht funksionin e institucionit kushtetuese te sanksionuar ne Kushtetute. Donit t’ia jepnit mikut te Shullazit. Ai bente bixhoz me Shullazin dhe gjera te tjera. Apo ketij te statutit, Alket Hysenit. Me ata do merreshin. Per te treten here Venecia ju hodhi jo ne Lane, por ne kosh te plehrave, aty ku e kane vendin ata qe duan te kapin drejtesine. Drejtesia duhet te jete e pavarur. Degjoni kengen e Xhafes tani, qe t’u lehtesoje pak. Çojani dhe nje here kunatin ne Strasburg”.
Kete deklarate, Berisha e beri ne mbledhjen e Komisionit Hetimor per privatizimin e OSSH -se, ku ishte thirrur te deshmonte. Mbledhja nisi me debate, pasi ish – Kryeministri nuk pranoi te deshmoje para Kryetarit Taulant Balla, qe sipas tij, ka konflikt interesi, duke qene se eshte denuar me vendim te formes se prere per shpifje.
Ish – Kryeministri tha se Balla mashtron per te shpetuar kreun e qeverise, qe sipas tij, nga afera e CEZ-it rrezikon se paku 35 vjet burg.
“Mashtron edhe tani duke lexuar trillime, per te shpetuar Edvin Kristaq Ramen nga se paku 35 vjet burg, per vjedhjen skandaloze qe u ka bere shqiptareve per te ndare me CEZ, 625 milione euro. Ky qe flet eshte vetem shpifesi ordiner qe ka fytyren e Edi Rames.”
E ndersa refuzoi t’i pergjigjet Taulant Balles, krejt e kunderta ndodhi me pyetjet e anetareve te te tjere te Komisionit.
LEXO TE NGJASHME