Nishani te rinjve: Mos u beni pre e kanabisit
Presidenti i Republikes, Bujar Nishani mbajti nje ligjerate ne me studente dhe pedagoge te Universitetit Te Tiranes.
Ne takimin e mbajtur tek Qyteti Studenti, Presidenti Nishani vleresoi Universitetin Shteteror te Tiranes per traditen e konsoliduar dhe per kontributin e vyer qe ka dhene ne pergatitjen e brezave te rinj lidhur me formimin bashkekohor dhe perparimin e dijes e te kultures ne Shqiperi.
Duke iu referuar te shkuares se hidhur ne diktature, arritjeve te se tashmes dhe sfidave te se ardhmes, Presidenti i Republikes vuri ne dukje se: “Historia e shqiptareve duhet te studiohet e bazuar mbi atributin e kontributeve tona reale, ne menyre qe te kemi nje themel te shendoshe mbi te cilin te reflektojme.”
Lidhur me procesin e integrimit, kreu i shtetit tha se ai mbetet projekti me madhor dhe strategjik i shqipatreve.
“Kemi nje proces te gjate perpara, por vetem nepermjet tij do te arrijme kriteret e duhura e te nevojshme per te garantuar standardet legjislative, te mirefunksionimit te demokracise dhe konsolidimit te institucioneve, ne drejtim te aspektit te zhvillimit ekonomik, infrastruktures, maturimit dhe emancipimit te shoqerise sone ne teresi duke na perafruar me familjen e madhe evropiane”, u shpreh Presidenti i Republikes.
Kreu i vendit u ndal edhe tek rreziku i perftimeve financiare te nxjerra nga kultivimi dhe perdorimi i droges sidomos ne radhet e te rinjve. “Perhapja dhe perdorimi masiv i kanabisit jane te papranueshme dhe brezi i ri nuk mund te bjere pre e ketij rreziku, prandaj duhet ta denoncojme ashper si fenomen!”.
Presidenti Nishani i ftoi studentet dhe bashkemoshataret e tyre te jene me te angazhuar ne evidentimin e problemeve aktuale te shoqerise, por edhe duke ofruar zgjidhje.
LEXO TE NGJASHME