Kotzias: Te drejtat e minoritetit dhe ceshtja e pronave prioritet.

33333336 kotzias

Qeveria aktuale greke nuk ka per te perseritur gabimet e qeverive te meparshme duke mbeshtetur pa kusht Shqiperine ne procesin e metejshem te integrimit te saj europian.

Ministri i Jashtem grek, Nikos Kotzias kujtoi pese parakushtet baze te vendosura prej Bashkimit Europian, nder te cilat, per Athines, renditen si prioritare forcimi i mbrojtjes se te drejtave te minoritetit grek qe jeton ne Shqiperi, çeshtja e pronave te minoritareve atje dhe veçanerisht ajo e pronave te Kishes Autoqefale Shqiptare.

Kjo deklarate e Kotzias u be ne pergjigje te pyetjes qe ish-ministrja e Jashtme Dora Bakojanis kishte bere ne hulumtim te qendrimit te qeverise greke ne samitin e ardhshem te Bashkimit Europian, ku pritet te vendoset data per hapjen e negociatave per anetaresim te Shqiperise ne BE.

Me kete rast, Kotzias nenvizoi se konkluzionet e komisionit per progresin e shenuar ne Shqiperi nuk jane te detyrueshme per Keshillin e Europes, i cili eshte dhe organi qe mbikqyr dhe vendos ne menyre unanime per çdo stad te procesit te zgjerimit europian dhe jo raportet e progresit te komisionit, te cilet nuk detyrojne ne asnje shkalle Keshillin Europian.

Kotzias shton se si rezultat i angazhimeve intensive te Athines, jane arritur formulime veçanerisht te rendesishme ne konkluzionet e organit kompetent, siç eshte keshilli i çeshtjeve te pergjithshme te Bashkimit Europian dhe aq me teper ne tezat e perbashketa te Bashkimit Europian per Keshillin e Asocim-Stabilizimit te Bashkimt Europian, qe eshte edhe organi me i larte pergjegjes per dialogun BE-Shqiperi per hapjen e negociatave te integrimit.

E thene ndryshe, Athina i ben te qarte Tiranes se rruga e saj per integrimin ne familjen europiane kalon serish nga Athina.
Nje rrugetim, te cilin kesaj radhe do te jete i kushtezuar dhe Athina duket se nuk do te beje asnje leshim, sikunder ndodhi ne vitin 2014 me dhenien e statusit te vendit kandidat.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.