"Doktori mund te mos e pranoje, por jeta politike me Bashen e ka bere te padurueshem"

1111 sala e1462171803615 780x439

“Kur pashe fotot, preka kujtesen e nje beteje ne PD, pas humbjes se zgjedhjeve. Betejen e Sali Berishes me Sokol Olldashin per kryetar te PD-se, qe zyrtarisht ishte nje gare konkurruese mes Olldashit dhe Bashes”, shkruan Baton Haxhiu.

“Olldashi, per dallim nga Basha, kishte bindje, e njihte dhe e shijonte PD-ne. Doktori mund te mos e pranoje, por jeta politike me Bashen e ka bere politikisht te padurueshem dhe fuqia e tij po ia konsumon edhe te shkuaren, edhe liderizmin, edhe punet e tij per Shqiperine”, shkruan Haxhiu per “lapsi.al”.

Sipas tij, “PD eshte ndjere teper e sigurt ne perkrahjen e mbeshtetesve tradicionale dhe nuk ka marre seriozisht sinjalet e pakenaqesise se tyre. Shume prej tyre, u ndjene te neglizhuar. Kete situate e kishte shfrytezuar PS, e sidomos LSI, per ta rritur numrin e votave.

Pas kesaj, nuk ka pasur nje analize te thelle te ketij fenomeni dhe PD as qe ka provuar te reflektoje e t’i kuptoje arsyet e kesaj rrjedhjeje te elektoratit te djathte drejt LSI-se. Berisha dhe Basha e mohuan kete shqetesim per gjetjen e strategjise se kthimit te besimit tek PD-ja dhe e djathta. Ata shqetesimin e kishin vetem demagogjik. Ata mohuan nje proces te dialogut te sinqerte me te pakenaqurit. Ata vazhduan dhe iu qasen LSI-se me perkulje, duke e gjetur kthimin e pushtetit permes saj. Keshtu, ata e lane PD-ne ne koncept moçali. Atyre u mungoi deshira qe elektorati i se djathtes ta shohe serish PD-ne si force ndryshimi dhe perparimi.

Rruga drejt rikthimit te Partise Demokratike ne pushtet, me kete politike, do te jete e gjate dhe e mundimshme. Lul Basha ka dy beteja. E para, ta fitoje betejen me Sali Berishen. E dyta, ta fitoje betejen me elektoratin.

Beteja tjeter eshte beteje per pushtet. Gjykojeni vete sa larg eshte kjo beteje.

Prandaj, kisha perkrahur Sokol Olldashin per kryetar te PD-se. Sepse, ai tash do ta bente vetem betejen per pushtet dhe jo ate per te fituar betejen me karizmen e Sali Berishes”, shkruan Haxhiu.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.