Libra behet zyrtare, regjistrohet ne gjykate
Partia Lista e Barabarte, ndryshe Libra, është partia më e re politike me iniciator ish-deputetin e Partisë Socialiste, Ben Blushin, që pret procedurat ligjore për t’u regjistruar.
Kërkesa, shoqëruar me programin dhe statutin si dhe me firmat fizike të 5 mijë qytetarëve nga 3 mijë që përcakton ligji, është dorëzuar pranë Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e kësaj partie. Iniciatori Ben Blushi konfrimoi se, përveç firmave fizike, pranë faqes zyrtare të partisë në internet, libra.al, ka edhe mbi 3200 anëtarësime të tjera “online”, një fushatë kjo e hapur ditët e fundit. Sipas Blushit, këto anëtarësime janë bërë në harkun e tre apo katër ditëve, që është një tregues pozitiv për përkrahjen që qytetarët po i japin këtij grupimi të ri politik. “Shqipëria mbi partinë” është slogani i Libra-s. Në ditët në vazhdim pritet që gjykata të përcaktojë datën kur do të merret në shqyrtim kërkesa për regjistrimin e partisë më të re politike në vend, Lista e Barabartë.
LEXO TE NGJASHME