“Është 100% e sigurt”, Berisha: Erion Veliaj ka dalë nga qelia gjatë natës 2 ose 3 javë më parë

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama pas vendimit të Kushtetueses, i cili kërkoi që t’i hapej rrugë lirimit nga paraburgimi të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Berisha, në një konferencë për mediat, u shpreh se vendimi i Kushtetueses lidhur me Veliaj ishte në përputhje me parimin ndërkombëtar të shprehur nga Komisioni i Venecias. Kreu i PD-së u shpreh se Rama në qeli i kishte caktuar Erion Veliajt regjimin e “serial killerit”, duke shtuar se kryebashkiaku i Tiranës ka dalë nga qelia rreth 2-3 javë më parë.
“Pavarësisht komenteve të ndryshme, qëndrimi im është ky. Ata gjykatës që votuan kundër dekretit të Presidentit dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, zbatuan parimin ndërkombëtar të shprehur qartë nga Komisionii Venecias.
Ata thonë se i nxiti ky e i nxiti ai, ata kanë votuar në përputhje me atë direktivë. Rama thotë ta nxjerrin nga burgu? Por e dëgjuat ju, i kishte caktuar regjimin e serial killer, në qeli thotë Erion Veliaj u trajtova në regjimin e vrasësit serial.
Nuk dua të hy në enigma, por kam informuar se dy ose 3 javë më parë në 11 të natës Erion Veliaj e la qelinë. Është 100% e sigurt, variantet se ku shkoi janë të ndryshme, por asnjërin prej tyre nuk mund të them se cili është. Ndaj dhe citimi i tyre është i pavlerë, se ishte në Surrel apo se di. Por di që la qelinë dhe nuk shkoi në spital. Ndaj dhe në këto kushte, se çfarë zhvillohet brenda tyre është vështirë ta gjesh.”- tha Berisha.
LEXO TE NGJASHME



















