Dorëheqja e kryebashkiakut të Vlorës/ Emri që përflitet ta zëvendësojë

 800 0 7e8986b431ffc5768534b41ac79b2fda

 

Në Vlorë, delegati politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, mblodhi sot këshilltarët bashkiakë për të diskutuar mbi pasuesin e Ermal Dredhës në krye të bashkisë. Ai kërkoi që deri ditën e hënë të propozohet një emër konkret, ndërsa vetë u shpreh se kandidatura më e përshtatshme, sipas tij, është Elis Halili.

Ky propozim, megjithatë, nuk u prit mirë nga një pjesë e këshilltarëve, të cilët theksuan se nuk e njohin Halilin dhe nuk mund ta mbështesin menjëherë.

Në takim mori pjesë edhe ish-kryebashkiaku Ermal Dredha, i cili shprehu keqardhje për dorëheqjen:
“Mund të kishim arritur më shumë, por kemi bërë më të mirën për qytetin”, tha ai.

Muajt e fundit Dredha ka qenë shpesh në qendër të kritikave të kryeministrit Edi Rama, i cili e ka akuzuar për menaxhim të dobët të bashkisë, sidomos për çështjen e mbetjeve dhe për performancën e drejtorëve lokalë. Në një nga mbledhjet, Rama e cilësoi hapur si një “Dritan Lela 2.0”, duke sinjalizuar hapur pakënaqësinë e tij.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.