"O shok a është e ligjshme", biseda mes mashtruesit e taksistit: Si iu morën 100 mijë eurot biznesmenit në emër të Ballës

 640 0 663cd66068163

Zbardhet biseda mes taksistit Kristjano Përndoj dhe mashtruesit, i cili i ka kërkuar që të shkojë nga Lezha në Tiranë për të marrë një porosi.

Taksisti është personi që ka marrë 100 mijë eurot nga biznesmeni Flamur Rrushi, i cili ka rënë pre e mashtrimit ku përdorej emri Taulant Balla. Pas kësaj skeme dyshohet se fshihet Florian Gjergji

Gjatë bisedës me personin i cili e kontaktoi për të marrë ‘porosinë’ në Tiranë, taksisti e pyet nëse është e ligjshme.

Ai i thotë që do t’i japë 100 mijë lekë për porosinë dhe e siguron që s’ka asgjë të paligjshme.  

Biseda

Mashtruesi: Si je. Sa than rruga deri në Tiranë me marr një porosi.

Taksisti: Deri në Tiranë 50 është.

Mashtruesi: Për sa mundesh me ik. A shkon deri 9-pak te Hygea tiranë.

Taksisti: Besoj që po

Mashtruesi: Te spitali. 100 mijë po të jap

Taksisti: O shok a është e ligjshme

Mashtruesi: Po me vlla ca thu

Taksisti: te nisem. Pra mos te humb ma kohe

Mashtruesi: ok nisu

Taksisti: ok.

Ora 20.18 telefonate pa përgjigje. Ora 20.19 telefonate me kohëzgjatje 53 sek

Mashtruesi: sa minuta larg je

Taksisti: besoj 15 min këtu jam.

Taksisti: Shok kam mbërri.

Mashtruesi: okk,

Taksisti: Merr tel at porosinë thuj këtu jam

Kanë një telefonate zanore 38 sekonda, 23 sek, 14 sek

Në orën 22.14 dërgohet sms: flm shume shok./report tv

  640 0 663cd6d6465f6

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.