Gazment Bardhi denoncon Olsi Ramën: Ka lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë
Gazment Bardhi ka mbajtur sot një konferencë urgjente për mediat.
Ai ka treguar fakte që sipas tij lidhin vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën me laboratorin e drogës në Xibrakë.
Ai tha se Olsi Rama ka përdorur të njëjtin automjet të paktën në 7 raste, që përdornin dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal. Asokohe sipas Bardhit, Olsi Rama ishte 45 vjeç.
“Nga të dhënat e sistemi TIMS rezulton se Olsi Rama dhe anëtarët e grupit kriminal të Xibrakës kanë përdorur disa herë së bashku dhe veç automjetin me targa AA653 DM.
Gentjan Gjonaj , Genci Xhixha dhe Ermal Hoxha. Gjatë periudhës ku u planifikua ndërtimi i laboratorit, është përdorur për hyrje dalje nga Shqipëria nga këto persona”, tha Bardhi.
LEXO TE NGJASHME