Lista e Zezë e SHBA-së, eksperti amerikan për Ballkanin: Mesazh për të gjithë “politikanët e zgjuar”, në të ardhmen do të ketë edhe…

Screenshot 1 17 2024 2 08 51 PM

‘Lista e Zezë e Shteteve të Bashkuara është një mesazh të cilin duhet ta kuptojnë të gjithë politikanët e zgjuar’.

Eksperti amerikan i politikës së jashtme, pedagog në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Eduard Joseph, e përshkruan këtë nismë të Uashingtonit si një hap tejet domethënës, i cili, sipas njohësit të mirë të situatës në Ballkan, nuk duhet të përjashtojë asnjë person të përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë.

Në një intervistë për “CivilMedia”, Joseph u pyet lidhur me pjesën e listës së zezë të lidhur me Maqedoninë Veriore, listë kjo së cilës së fundi iu shtua dhe një përfaqësues tjetër i komunitetit të biznesit. Ai u shpreh se është e lidhur me strukturat politike, ngushton rrethin dhe se në të ardhmen në të do të jenë edhe politikanët e dikurshëm apo aktualë.

“Që dikush të jetë në atë listë të zezë, dikush që nuk ka qenë vetëm politikan, por edhe ish-zyrtar i lartë në Maqedoninë e Veriut, zëvendëskryeministër, do të thotë se ky nuk është vetëm një rreth biznesi. Këta janë ish-zyrtarë shumë të rëndësishëm, nuk ka asgjë më të lartë se një ish-zëvendëskryeministër dhe nuk duhet përjashtuar asnjë emër. Shikoni, ish-kryeministrin Nikolla Gruevski sesi u rendit në këtë listë vitin e kaluar nga Shtetet e Bashkuara për “korrupsion të konsiderueshëm”. Ky ishte termi që përdorte SHBA. Unë thjesht po citoj njoftimin zyrtar nga SHBA. Pra, kjo përfshin politikanët dhe ky është një mesazh të cilin unë them se politikanët e zgjuar duhet ta kuptojnë tani para zgjedhjeve. Ne e dimë se zgjedhjet do të vijnë në pranverë”,  u shpreh Joseph.

Në muajin nëntor, Shtetet e Bashkuara te shtuan listën e zezë me 10 individë, teksa shpallën raundin e radhës të sanksioneve ekonomike në Ballkan. Faqja e uebit e Thesarit amerikan tregonte se individët e sanksionuar ishin nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.