Demokratët “luftë” në dritaret dhe kangjellat e Kryesisë, socialistët miratuan “online” ndryshimet fiskale
Teksa deputetet e opozitës kapërcenin kapërcenin kangjellat e portës e parvazet e dritareve pasi garda u kishte mbyllur derën, socialistëve në Komisionin e Ekonomisë Dhe Financave iu desh vetëm një orë për të miratuar të gjitha ndryshimet fiskale për vitin e ardhshëm. Mbledhja online e ofroi këtë komoditet për mazhorancën.
“Unë dua të sigurohem që projektligji të përfshijë përjashtimin nga TVSh të mëshqerrave të mbarsura që vijnë në territorin e Republikës së Shqipëroi dhe që lindin këtu, pranë blegtorëve,” u shpreh deputeti socialist Erion Braçe.
Garancinë se nga tatimi mbi vlerën e shtuar do të përjashtohen jo vetëm mëshqerrat, por edhe kategori të tjera në blegtori, Braçe mori nga zëvendës-ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero.
“Jemi në proces bisedimesh me Ministrinë e Bujqësisë që të miratojmë edhe një listë përfundimtare ku të përfshihen edhe derrat apo kategori të tjera."
Ndër ndryshimet fiskale të miratuara nga deputetët e mazhorancës ishte dhe rritja e taksës së karbonit e cila nga 3 lekë për kilogram do të rritet në 15.3 lekë deri në vitin 2030.
“Faza fillestare fillon në fillim të vitit 2024, dhe hyn plotësisht në fuqi në 2026-n. Faza fillestare parashikon edhe këshillimin e sipërmarrjeve që preken nga këto ndryshime. Preket kryesisht industria e çimentos, hekurit dhe ferro-kromit,” u Enslemvera Zake, deputete e PS.
Referuar kalendarit të Kuvendit, nga e hëna e deri më 17 nëntor, paketa fiskale dhe projekt-buxheti 2024 do të shqyrtohen në komisionet parlamentare.
Komisionet për dhënie mendimi duhet të dorëzojnë në Komisionin për Ekonominë dhe Financat raportet për shqyrtimin në parim të paketës fiskale dhe projektbuxhetit për vitin 2024 brenda datës 15 nëntor 2023.
LEXO TE NGJASHME