Qeveria miraton kompensimin financiar për ish-dënuarit politik, ministri i Drejtësisë : Ja 9 subjektet përfituese

 640 0 64e745dbabe8c

Qeveria ka miratuar sot (24 gusht), kompensimin financiar për të ish-dënuarit politik të regjimit komunist.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur dhe nëntë subjektet përfituese të këtij kompensimi.

Ministri Manja u shpreh se “nga nëntë subjekte përfituese, shtatë janë ish të dënuar me burgime të gjata ose izolime në hetuesi ose në trajtim për masë mjekësore. Dy subjektet e tjera janë më dënime kapitale ose të ekzekutuar pa gjyq”.

Fjala e plotë e Ulsi Manjës

Qeveria ka miratuar masën e kompensimit financiar për 9 subjekte përfituese ish të dënuarish politikë. Ky vendim është propozimi i Ministrisë së Drejtësisë. Ky është vendimi i 30 i qeverisë, për kompensimin e ish-të dënuarve politik të regjimit komunist, për të garantuar të drejtat e tyre. Nga nëntë subjekte përfituese, shtatë janë ish të dënuar me burgime të gjata ose izolime në hetuesi ose në trajtim për masë mjekësore. Dy subjektet e tjera janë më dënime kapitale ose të ekzekutuar pa gjyq.

Vendimi i qeverisë sot ka përcaktuar masën e kompensimit financiar dhe subjektet përfituese sipas masës së vlerësimit. Gjithashtu është diskutuar edhe problematika e trajtimit të disa dosjeve të subjekteve përfituese të regjimit komunist, të cilat janë çuar në ministrinë  e drejtësisë jashtë afateve të përcaktuara nga ligji.


Kemi rënë dakord që në bashkëpunim më Ministrinë e Financave të bëhet një përllogaritje se sa është kostoja e  buxhetit të shtetit në lidhje më këtë çështje. Në momentin dhe në kohën e duhur në do të marrim dhe iniciativë ligjore për të ndryshuar afatin e dorëzimit të këtyre dokumenteve, nga ana e subjekteve përfituese.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.