Shmangu Ramën, Begaj refuzon ftesën e Mitsotakis, Presidenca kthen përgjigje: Ka agjendë të përcaktuar…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka refuzuar ftesën e kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis, për të marrë pjesë në një darkë informale, e parashikuar për datën 21 gusht.
Kjo u konfirmua nga zyra e Presidencës.
“Në përgjigje të interesit tuaj ju bëjmë me dije, se më 14 gusht 2023, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka dërguar një ftesë Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, për të marrë pjesë në një darkë informale, më 21 gusht 2023, në Athinë’, thuhet në përgjigje.
Kreu i shtetit më tej thotë se e vlerëson kryeministrin grek për vëmendjen që ka ndaj zhvillimeve, të cilat lidhen kryesisht me çështjet e sigurisë së Evropës. Shkak për refuzimin e ftesës, siç konfirmon prësidenca është bërë agjenda e z. Begaj, e cila është caktuar më herët.
“Një ditë më pas, më 15 gusht 2023, Presidenti Begaj në përgjigjen e dërguar, pasi vlerësoi vëmendjen që Kryeministri grek Mitsotakis i kushton zhvillimeve të lidhura me sigurinë e Evropës, shprehu gjithashtu keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një agjende të përcaktuar më herët”, thuhet më tej.
LEXO TE NGJASHME