“Ku po e kalon vapën Beni?”/ Artan Hoxha nxjerr foton: Kush është më “plehra” nga ata që vodhën paratë
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar ditën e sotme në llogarinë e tij në "Facebook" një foto nga vendi ku supozohej që duhet të ishte ngritur inceneratori për djegien e plehrave.
Siç ai shkruan bëhet fjalë për qytetin e Elbasanit, teksa shton ndër të tjera se jo vetëm që nuk ka incenerator, por tashmë është një grumbull i madh plehrash.
Reagimi i plotë:
Ndersa mileti merret me çeshtjen se, “ku po e kalon vapen Beni”, stoku i plehrave në Elbasan vazhdon te ngrihet sa nje mal…
Apo nuk paska marre edhe formen e Malit te Tomorrit kur e shikon nga Belshi….
Jo per gje, po na kane thene se, Elbasani jo vetem qe ka incenerator, por e ka marre në dorezim dhe bashkia….
Deri sa ta zgjidhim kete punen, “kush eshte me “plehra” nga ata qe vodhen parate e inceneratoreve per djegien e plehrave”, si do t’ia bejme me malin e plehrave në Elbasan, qe vetem rritet dhe rritet???!!!
Ah se harrova!!!
Nje apel sherbimit zjarrfikes te Elbasanit.
Qendroni ne gatishmeri.
Nga çasti ne çast, nje zjarr i madh mund te perpiqet te zvogeloje sa te jete e mundur, malin e plehrave qe dallohet nga Graceni….
Foto taze nga vendgrumbullimi i plehrave në Elbasan, i cili po konkuron denjesisht me peisazhin perreth….
LEXO TE NGJASHME