Pasi propozoi rezolutën për dënimin e sulmeve në veri, deputeti i njohur: Jam i pari që marr armët dhe luftojë për Kosovën
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani gjatë fjalës së tij në foltore është shprehur se ‘jam i pari që marr armët e dal për të luftuar për Shqipërinë dhe Kosovën.
“Po të jetë nevoja për të marrë armët për të luftuar për Shqipërinë dhe Kosovën, po unë jam i pari që marr armët. Ne kuksianët i marrim armët. Pasi disa të rinj janë vrarë për mbrojtjen e Kosovës. Kemi pritur mbi 500 mijë refugjatë në Kukës. Unë i marr armët për të mbrojtur Kosovën. Nuk kam ardhur deputet me votat tuaja, por me të demokratëve.
Sot nuk është koha për luftë, por për të diskutuar në Kuvend për këto projektligje. Duhet të mbanim një qëndrim ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ne jemi me aleatët tanë të rëndësishëm, me SHBA apo BE.
Nuk po analizojmë sjelljet e Kurtit, por të shohim se çfarë platforme ka bërë Rama. Ai është kryeministër i Shqipërisë dhe jo të sillet poshtë e përpjetë. Të dalim në një rezolutë kundër grupeve që ushtrojnë dhunë ndaj Kosovës.”, tha ai.
Kujtojmë se Dogjani është deputeti i cili propozoi hartimin e një rezolute që të dënonte sulmet e grupe kriminale në dëm të Kosovës.
LEXO TE NGJASHME