Dashamir Shehi për lirimin e Saimir Tahirit: Kush ka para del nga burgu, fëmijë e gra të sëmurë kanë të gjithë
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar lirimin ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nga qelia duke thënë se “kush ka para del nga burgu”.
Referuar arsyeve të vendimit të Gjykatës për lirimin e tij, Shehi theksoi se “fëmijë e gra të sëmurë kanë të gjithë”. Në një intervistë ,ai shtoi se “korrupsioni këtu është bërë i përditshëm” dhe se qeveria ka gjetur një justifikim banal që “përgjegjësia është personale”.
“Këtu korrupsioni është bërë i përditshëm, por numri i madh i këtyre nëpunësve që kapen, tregon se e sa nuk arrijnë të kapen. Duhet të bëhet një punonjës, një polic pastaj. Qeveria ka gjetur justifikim banal, ‘përgjegjësia është personale’. Janë të lidhur, një pjesë e parave hipin sipër. Sepse s’ka logjikë që të thuash që ‘nuk di gjë’. Sepse korrupsionin në administratë në radhë të parë e mbajnë shefat. Ministrja e Shëndetësisë nuk mund të vejë në detyrë njerëz të korruptuar.
“Kush ka para del nga burgu… fëmijë e gra të sëmurë kanë të gjithë”, tha ai.
LEXO TE NGJASHME