Kur do te mbahen zgjedhjet vendore, socialistët preferojnë 14 majin, pritet vendimi i opozitës

 640 0 633c15dc723d0

14 maji i vitit të ardhshëm mund të jetë data e zgjedhjeve lokale në Shqipëri.

Burime bëjnë me dije se Partia Socialiste preferon datën e mësipërme, po pritet ende të ketë dakordësi mes palëve.

Ndërkohë, ditën e sotme Presidenti Bajram begaj është takuar me përfaqësues të forcave politike.

Ai ka pritur deputetin demokrat Oerd Bylykbashi, të grupit të Sali Berishës.

Ndërkohë nesër në orën 18:00 pritet të ketë një takim me Enkelejd Alibeajn, ndërsa të enjten do të takohet me kreun e grupit socialist, Taulant Balla.

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një prononcim për gazetarët pas takimit me kreun e shtetit Barjam Begaj, tha se me pasardhësin e tij folën ndër të tjera për datën e zgjedhjeve lokale të vitit 2023.

Po ashtu, ish-presidenti u shpreh se pushteti aktual vendor është monist dhe se partitë duhet të marrin masa sa më shpejt që të përgatiten për procesin zgjedhor.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.