Rama fton pensionistët gjermanë: Hajdeni në Shqipëri, kaloni pleqërinë buzë detit!
Kryeministri Rama u shpreh se nuk i ndalon dot shqiptarët që të ikin jashtë vendit, pasi sipas tij Gjermania, si vendi më i zhvilluar i Europës është vetëm një orë e gjysmë larg.
Komentet Rama i bëri gjatë një interviste të dhënë për “Der Spiegel”, ndërkohë që shfryëzoi rastin t’i bënte thirrje pensionistëve gjermanë të kalonin pleqërinë e tyre buzë detit në Shqipëri.
DER SPIEGEL: Shqipëria renditet e 110-ta nga Transparency International, a mund të na jepni tre arsye pse sipërmarrësit duhet të investojnë ende këtu?
Edi Rama: Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në botë. Shkalla jonë e krimit është më e mirë se Britania e Madhe, Greqia apo Italia dhe sigurisht SHBA, me një nga normat më të ulëta të vrasjeve në Evropë.
Industria e turizmit duhet të investojë sepse natyra dhe brigjet të lënë pa frymë.
Dhe pensionistët gjermanë duhet të vijnë këtu për të kaluar pleqërinë e tyre buzë detit. Sipas një thënieje të vjetër, “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.
LEXO TE NGJASHME