Nga testi i drogës tek paralajmërimi për rrjetet sociale, miratohet rregullorja e re për agjentët e AMP-së

 640 0 63186e6da7736

Qeveria ka miratuar rregulloren e funksionimit të Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore, e cila tashmë do drejtohet nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Sipas rregullores së botuar në fletoren zyrtare, testit të drogës do t’i nënshtrohet dhe agjentët e AMP-së.

Do të përjashtohet automatikisht kush refuzon të bëjë testin e drogës.

Rregullorja i kërkon efektivëve të jenë të kujdesshëm edhe në përdorimin e rrjeteve sociale duke treguar integritet përgjegjshmëri.

"Punonjësi i Agjencisë nuk duhet të japë leksione, të marrë pjesë në ndonjë diskutim publik, ose në ndonjë program televiziv apo radiofonik, të prononcohet apo botojë në median e shkruar, të bëjë postime në rrjete sociale, mbi çështje që lidhen me punën e Agjencisë, pa miratimin paraprak të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë.

Punonjësit që autorizohen për paraqitjen në median vizive, duhet të jenë me veshje zyrtare",  thuhet në rregullore. 

Rregullorja e mbikëqyrjes policore prej datës 2 shtator 2022 ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në fletoren zyrtare.

Testit të drogës me përzgjedhje iu nënshtrua edhe trupa e Policisë së Shtetit proces i cili vazhdon ende.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.