100 vite marrëdhënie me SHBA/ Presidenti Begaj: Mirëpresim për të punuar ngushtësisht në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka uruar 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, me anë të një postimi në Twitter, ku shkruan se gjatë këtyre viteve ka pasur një partneritet të ngushtë dhe miqësor mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Begaj shkruan se mirëpret për të punuar ngushtësisht në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, mbështetur në Partneritetin Strategjik.
“28 korrik 1922- 28 korrik 2022/ 100 vite marrëdhënie diplomatike mes 🇦🇱&🇺🇸. 100 vite bashkëpunim miqësor & partneritet i ngushtë mes dy aleatëve në #NATO dhe anëtarëve të Këshillit të Sigurisë. 🇺🇳
Mirëpresim për të punuar ngushtësisht në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë, mbështetur në Partneritetin Strategjik.”
LEXO TE NGJASHME