Me dhunë sot në shesh/ Pse Rama dhe Veliaj u tërbuan nga ‘7 korriku’

auto 7korrik1658992464

Një mesazh i shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale tregon se si po organizohet anti-mitingu i Edi Ramës.

Ditën e sotme, administrata është urdhëruar të dalë përdhunshëm në shesh.

Ndërkohë Edi Rama po përdor në mënyrë skandaloze një ditë historike të marrëdhënieve me SHBA, për interesat e tij politike të momentit.

or përse Edi Rama dhe Erion Veliaj po shpenzojnë miliona dhe po bëjnë pis marrëdhëniet me SHBA për një anti-miting të tillë?

Arsyeja duhet kërkuar te protesta masive e 7 korrikut.

Ajo që e bën shumë interesante protestën e 7 korrikut, nuk ishte vetëm pjesëmarrja masive e qytetarëve, por mbi të gjitha fakti se në shesh kishte zbritur Tirana.

Kjo u duk nga fakti se sheshi u mbush në mënyrë të jashtëzakonshme në minutat e fundit, çka tregon se aty kanë ardhur pasivisht qytetarët e Tiranës.

Një gjë e tillë tërboi Edi Ramën, i cili nisi të përdorë Erion Veliajn që të deklarojë se Tirana e refuzoi protestën, kur në fakt kishte ndodhur krejt e kundërta.

Nëse nuk do ishin shqetësuar nga fakti se kryeqyteti zbriti në shesh, nuk do detyroheshin të bënin një anti-miting në mesin e sezonit, në kulmin e vapës, duke shkelur çdo standard minimal demokratik.

 Image

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.