Kuvendi i Shqipërisë miraton me 125 vota rezolutën kundër raportit të Dick Marty: Akuzat ndaj UÇK, trillime!

rezolutttauto Kuvendiiii1658439608

Me 125 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar unanimisht rezolutën kundër raportit të Dick Marty. 

Kuvendi i Shqipërisë i konsideron të pabaza pretendimet e ngritura në vitin 2011 nga ish-prokurori zviceran për llogari të Asamblesë së Këshillit të Europës, sipas të cilit në Kosovë është kryer trafik organesh njerëzore nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Raporti i të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty ishte zanafilla që çoi më pas në ngritjen e një Gjykatë të Posaçme për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë.

Rezoluta kërkon që Këshilli i Evropës të rishikojë aktin e miratuar nga Asambleja Parlamentare në 2011. 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.