Braçe me tone të ashpra në kuvend: Toka s’mund të jetë qokë për shokë e as për klientë

toka.kuvend.brace

Deputeti socialist me një ton të ashpër akuzoi Ministrinë e Bujqësisë se po abuzon me qiratë e tokave bujqësore.

Ai dha disa shembuj kontratash mes kompanive dhe ministrisë, ku nuk janë mbjellë produkte bujqësore dhe nuk janë shfrytëzuar në të mirë të qytetarëve.

 “Tani do rikthehem të bëj populistin prapë, u mundova shumë të kaloja në realizëm por nuk të lënë. Një ministër që nuk kontrollon dot territorin, ose është i mbushur me dembelë ose nuk po bën punën. Nuk keni bërë asnjë takim. Sipërfaqja 100 ha ka qenë e lirë, pse nuk është shfrytëzuar, ka marrë tokë me qira PRAGMA dhe e bënë luleshtrydhe. Kjo është toka me ferra dhe e papërdorur. Ai ka mbjellë plepa, I ka parë dhe toka është e zënë për 40 vjet. Kjo tokë që shumë mirë mund të përdoren për grurë. Ja ky tjetri e kultivon tokën, e kishte grurë, po e mbjell misër, ky është problemi me kontratën tuaj. Agro Fish Hoti ka dështuar jo prej Covidit por prej kontraktuesit tuaj. Ndërsa një investitor tjetër në këtë territor po ndërton sera. 100 hektarë,  për shkak të temperaturave po zhvendos prodhimin nga Spanja në Karavasta. Këta njerëz duhen mbështetur, jo ata që bëjnë asgjë. Në kontratën tjetër me ‘Farm Albania’ shpk 120 mijë lekë dhe një punëtor të regjistruar veç ata në ministri mund ta bëjnë. Ka pezulluar statusin në QKR, mund ta di se çfarë është bërë kësaj kohe? Toka nuk mund të jetë qokë për shokë e as për klientë, nuk mund të jetë qokë për këshilltarin. Është njëri që flet nga selia e presidencës. Toka në jug përfundoi në duar të tilla, prej asaj interpelance asgjë nuk ka ndodhur. A ka vlerë fjala zonja ministre? Nuk rritet tatimi kur çmimet e mallrave rriten”, tha Braçe.

Ministrja ftoi deputetin për të punuar bashkë për të përmirësuar bujqësinë në vend.

“Do kishte qenë më efikase për kohën nëse do të mi sillnit zyrën time. Ne kemi punuar shumë fort nga 2013 e këtej, juve keni qenë zv. kryeministër. Ky zinxhir patjetër që ka vend për përmirësim, për dinamikë shumë të sinqertë mes njëri-tjetrit. Por ministria ka në dispozicion vetëm disa instrumente. Nga 40 pika grumbullimi funksionojnë mbi 100 prej tyre. Mund të punojmë bashkarisht  për ta përmirësuar, por jo t’i shkojmë ndryshe. 24% më shumë eksporte nga 6 mujori i kaluar. Kjo vjen nga puna dhe ky zinxhir i krijuar bashkarisht”, tha ministrja Krifca.

“Që ta dini zonja ministre unë nuk punoj më në atë ministri. Unë që të jeni e qetë nuk do të punoj më në atë ministri”, tha Brace.

“Ku ishte deputeti i PD-së zonja ministre? Këta po ndjekin politikën, ajo që ka ndodhur me çmimin e shalqirit është politike, ku kanë pirë e ku kanë ngrënë dje në darkë, jo i madhi fare se ai ishte duke ngrënë peshk”, mbylli fjalën deputeti.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.