Meta: Situatë alarmante nga zjarret në disa qarqe të vendit. Të merren masa!
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas situatës së zjarreve që ka përfshirë disa zona të vendit.
Kreu i shtetit ngre shqetësimin për vatrat e zjarrit në Krastë të Krujës ku nga flakët po shkrumbohen mbi 10 hektarë pyje, ndërsa në vendin e ngjarjes janë vetëm dy zjarrfikëse.
Meta i bën thirrje institucioneve të marrin masa të shpejta dhe efektive.
Reagimi
Me shqetësim jam njohur me situatën alarmante të përhapjes së zjarreve në disa Qarqe të vendit, me pasoja tepër të rënda për pasuritë tona natyrore. Në zonën e Krastës së Krujës po shkrumbohen mbi 10 hektar pyje dhe nga informacionet paraprake rezulton se vetëm dy zjarrfikëse janë në operacion për fikjen zjarrit, që po përhapet me shpejtësi për shkak të erës që ka filluar në orët e pasdites. Vatra zjarri me përmasa të mëdha ka dhe në rajonin e Lezhës, në zonën e Torrovicës dhe Mal-Kolaj. Ndërkohë në të gjithë territorin e vendit kanë filluar vatra zjarri që pritet të marrin përmasa serioze për shkak të erës. I bëj thirrje Ministrisë së Mbrojtjes, Agjencisë për Mbrojtjen Civile dhe institucioneve të tjera përgjegjëse qendrore dhe vendore të marrin të gjitha masat e duhura efektive për të ndaluar përhapjen e zjarreve, fikjen e tyre dhe mbajtjen në gadishmëri të strukturave operacionale, për ndërhyrje të menjëhershme. Me shumë rëndësi është gjithashtu vlerësimi i parashikimeve të hershme të IGJEUM, si dhe shtimi i numrit të vrojtuesve në zonat me risk të lartë, sidomos në Zonat e Mbrojtura.

LEXO TE NGJASHME