Protesta e 7 korrikut, Berisha: Kundër regjimit i cili po vjedh çdo ditë pronat e shqiptarëve
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë sërish thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut.
Ai ka publikuar në faqen e tij në facebook fjalimin e mbajtur prej tij për çështjen e regjistrave të pronave dhe zhdukjes së dokumentacionit, nga ku lëshoi akzua të ashpra ndaj qeveritarëve aktualë.
“Kreu i Kadastrës, kreu i hajdutërisë, Artan Lame së bashku me Edi Ramën dhe qeveritaret e tij zhdukin regjistrat e pronave për ti vjedhur ato”, shkruan Kreu i PD me mesazhin e tij që shoqëron videon e fjalës në Kuvend.
Ja postimi i plotë:
Kreu i Kadastrës, kreu i hajdutërisë, Artan Lame së bashku me Edi Ramën dhe qeveritaret e tij zhdukin regjistrat e pronave për ti vjedhur ato.
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të ngrihemi me të gjithë fuqitë tona, kundër këtij regjimi, i cili po vjedh çdo ditë pronat e shqiptarëve dhe Shqipërinë! #sb #7korrik.
LEXO TE NGJASHME