"Vetëm se ështe i përzjer me ujë vaditës"/ Gafa e Gjicit: Nuk ka problem uji i pijshëm

 640 0 62b9ad86d300d

‘Na rezulton që uji i i pijshëm është brenda normave dhe analizave dhe nuk rezulton që të kemi probleme me ujin e pijshëm, ujësjellësi i Kukësit është në krye të detyrës dhe ka ndalur furnizimin, ne kemi rregulla strike dhe analizat kryhen tre here në dite, deklarata e mjekut është keqinterpretuar nga rrjetet sociale dhe është zhfrytëzuar për poltikën ditore.’ tha Gjici.

Së fundmi Hasan Halilaj drejtor i NjVKSh Kukës, është shprehur se analizat kanë treguar se uji është i pastër dhe nuk përmban baktere në Kukës.

Ndërsa sa i përket lagjes Muja në Shtiqën, sipas tij situata është nën kontroll ndërsa përgjigjet përfundimtare pritet të dalin nesër.

‘Lidhur me shqetësimin e banorët e Kukësit që kanë patur për ujin e pijshëm me idenë që është i ndotur themi se nga rezultat e analizave kanë treguar se uji është i pastër bakterioligjikisht në kushtet dhe parametrat fiziko-kimike dhe te klorit brenda normave të përcaktuar në ligj dhe qytetaret e Kukësit nuk kanë arsye të bëjnë panik.

Ndërsa sa i përket ujit në një pjese të lagjes Muja në Shtiqen situata është në kontroll, uji është i ndalur nga ujësjellësi pasi ka pasur ndërhyrje në rrjet dhe nisur nga ky fakt kuptohet qe edhe uji ka pasur probleme.

Nesër do të japim një raport të hollësishme për këtë çështje, pasi ka një afat 48 orë që të futen në laborator dhe të vërtetohet nëse uji është i pijshëm.’ tha Hasan Halilaj. 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.