Osmani konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e BE: E vetmja që më duhet Vizë për në Bruksel

osmani.samiti.be

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në intervistë për median holandeze NRC, mes tjerash foli për pjesëmarrjen e saj në Samitin e BE-së në Bruksel që fillon punimet sot dhe nesër.

Në fakt të enjten, në këtë Samit, do të flitet për Ballkanin perëndimor e ku pritjet janë që do të diskutohet edhe për liberalizimin e vizave për Kosovë. Në lidhje me këtë, presidentja Osmani ka thënë se në këtë Samit, niset me shpresë, por pa pritje të mëdha, njofton RTK Live.

“Unë shkoj gjithmonë atje me shpresë, por pa shumë pritshmëri. Le të shpresojmë se nuk do të jetë një tjetër zhgënjim”, citohet të ketë thënë Osmani, për NRC. Presidentja e shtetit ka theksuar se mungesa e liberalizimit të vizave për kosovarët është një padrejtësi e madhe.

Ajo më tej ka përmendure dhe shtetet që e kanë fituar këtë të drejtë para Kosovës edhe pse Kosova kishte plotësuar nëse jo para tyre, së paku krahas tyre. 

“Qytetarët nga Ukraina, Gjeorgjia, vende të ndryshme të Amerikës Latine lejohen të udhëtojnë lirisht. Por unë – e vetmja – kam nevojë për vizë për të marrë pjesë në samitin në Bruksel”, thotë Osmani.

“Është një padrejtësi e madhe: diskriminim ndaj popullatës sonë. Ne jetojmë në një geto”, ka theksuar ajo.

 “Ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”.

Presidentja u është referuar raporteve ndërkombëtare në të cilat Kosova ka rezultate të mira për zhvillimin demokratik, siç është liria e mediave dhe të drejtat e njeriut. Në intervistë, Osmani ka shprehur besimin e saj se lufta në Ukrainë do të përfundojë dhe se vala e re zgjerimit të BE-së do ta përshijë Ukrainën, por edhe Kosovën. Image

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.